Berlin, il-Ġermanja

Il-Knisja ta' Ġesù Kristu tissapportja il-Logħob Dinji tal-Olimpjadi Speċjali 2023 f'Berlin

Adulti Żgħażagħ minn madwar l-Ewropa jivvolontarjaw biex jgħinu fl-organizzazzjoni tal-avveniment

Logħob Nazzjonali tal-Olimpjadi Speċjali f'Berlin, il-Ġermanja
Logħob Nazzjonali tal-Olimpjadi Speċjali f'Berlin, il-Ġermanja

Deri në njëmijë të rinj në moshë madhore anembanë Europës, anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, pritet të ndihmojnë për të mirëpritur ngjarjet e Lojërave të Veçanta Olimpike Botërore 2023 në Berlin. Kisha po i financon ata në një konferencë shërbimi të të rinjve në moshë madhore nga e gjithë Europa. Lojërat dhe konferenca e shërbimit do të zhvillohen më 16–25 qershor 2023.

Në një letër të kohëve të fundit drejtuar të rinjve në moshë madhore beqarë anembanë Europës, udhëheqësit e Kishës për Zonën e Europës Qendrore shpallën: “Njëra nga mundësitë dhe përgjegjësitë tona hyjnore është që ta ndjekim Shpëtimtarin tonë, Jezu Krishtin, nëpërmjet shërbimit ndaj bashkëqenieve tona.… Kjo konferencë do të sigurojë një mundësi të paharrueshme për t’u shërbyer dhe për të kremtuar disa nga fëmijët e mrekullueshëm të Atit tonë Qiellor, të cilët shpesh lihen mënjanë.”

Njëzetepesëvjeçarja Tabita Aversa, banuese në Berlin, ishte një nga 35 të rinjtë dhe të rejat në moshë madhore gjermanë që dolën vullnetarë për Lojërat e Veçanta Olimpike Kombëtare të Gjermanisë në Berlin qershorin e kaluar. Ajo e përshkroi përvojën si: “Me shumë vlerë! Kujtimi im i parapëlqyer është se natën e së mërkurës, ne bëmë një mbrëmje për vullnetarët dhe atletët, dhe ishim në gjendje thjesht të kërcenim dhe argëtoheshim së bashku.” Ajo raporton se tashmë është regjistruar si vullnetare për Lojërat e Veçanta Olimpike Botërore 2023.

Ky shërbim vullnetar kërkon një sakrificë të kohës dhe parave për të rinjtë e moshës 18–35 vjeç, të cilët janë të zënë me shkollën, punën, marrëdhëniet me të tjerët dhe sigurimin e një jetese. Pjesëmarrësit do të udhëtojnë drejt Berlinit dhe do të kthehen nga Berlini me shpenzimet e veta. Atje do t’u sigurohet strehim, vakte ushqimore, trajnim nga [personeli për] Lojërat e Veçanta Olimpike dhe do t’u kërkohet të shërbejnë në Lojërat Olimpike për pesë ditë, ose dhjetë ditë nëse zgjedhin ta bëjnë këtë gjë. Ata do të shërbejnë si vullnetarë në ngjarjet e Lojërave të Veçanta Olimpike gjatë ditës dhe do të jenë në gjendje të përfshihen në veprimtari të organizuara nga Kisha në mbrëmje, përfshirë mbrëmje vallëzimi, takime shpirtërore, seminare praktike dhe shoqërim të mëtejshëm.

Të rinj të moshës madhore të besimeve të tjera fetare ose të asnjë besimi fetar gjithashtu mirëpriten që të bashkohen me këtë konferencë të pashoqe shërbimi, thonë udhëheqësit zonalë të Kishës në Europën Qendrore. Të gjithë vullnetarët duhet të flasin gjermanisht ose anglisht dhe u kërkohet që të mbajnë standardet e Kishës për sjelljen gjatë konferencës. Gjithë informacioni i mëtejshëm, përfshirë pjesëmarrjen në konferencën e shërbimit dhe regjistrimin për të qenë vullnetar në Lojërat e Veçanta Olimpike, mund të gjendet këtu.

“Thjesht bëjeni këtë!” – thotë Tabita Aversa. “Do t’ia vlejë tej mase dhe do të njiheni me disa njerëz të mahnitshëm e do të mësoni për historinë e tyre. Përvojën dhe kujtimet që krijoni, do t’i merrni me vete gjatë gjithë jetës suaj!”

Në letrën e kohëve të fundit, udhëheqësit e Zonës së Europës Qendrore të Kishës së Jezu Krishtit vazhdojnë: “Ne jemi të emocionuar për të rinjtë e të rejat tona në moshë madhore anekënd Europës që do të bashkohen me këtë grumbullim të mrekullueshëm shërbimi e miqësie. Kur e ndjekim me dashuri shembullin e … Jezu Krishtit dhe shërbejmë së bashku, ne e dimë se kjo do të bëhet një bekim për çdo njeri që është përfshirë.”

Lojërat e Veçanta Olimpike Botërore janë ngjarja më e madhe përfshirëse sportive, ku 7 000 atletë me aftësi të kufizuara intelektuale konkurrojnë së bashku në 26 sporte. Deri në 20 000 vullnetarë thirren për të ndihmuar nga e gjithë bota.